Video: Rrëfimi i Blerim Devollit nuk e njeh Adem Grabovcin
21.6.2019 - 12:48
Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.
Haxhi Avdyli e ka pyetur për Adem Grabovcin dhe “tharjen e fytit”, ndërsa Devolli ka mohuar se e njeh Grabovcin, ndërsa për Isa Mustafën ka thënë që e njeh nga Televizioni.
Avdyli e ka pyetur se a e di se 2500 punëtorëve të Telekomit iu rrezikohet vendi i punës, për këtë kontratë. Devolli është përgjigjur se është problem menaxherial i Telekomit.
Ndërsa i pyetur se cilat janë hapat që do ti marrë nëse Telekomi e ndërprenë kontratën, Devolli ka thënë “ Është e drejtë e tyre.. vetëm drejtësi
Devolli ka thënë që kompania e tij Zmobile i ka vetëm 168 punëtorë.