Blerim Devolli nuk e di nëse ministri Valdrin Lluka ka punuar në Z-Mobile

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu e ka pyetur se a janë të gatshëm ta bëjnë auditim të brendshëm?

Devolli ka thënë se e kanë bërë në të kaluarën , duke iu shmangur pyetjes.

Haxhiu e ka kërkuar atë auditim ndërsa Devolli është përgjigj: ‘a bon me ta sjell nesër, se për sot nuk e keni kërku’.

Njëri nga këshilltarët e Devollit qeshë, ndërsa Albulena Haxhiu kërkoi që ti respektoj deputetët.

“ A ka mundësi, këtu jeni para deputeteve dhe duke raportuar, mos me qeshë. Me pas respekt. Siç ju respektuam ne juve. Respekt të ndërsjellët” tha ajo.

Ndërsa deputetja Haxhiu e pyeti nëse ministrie i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka punuar në Zmobile, Blerim Devolli i tha se ‘nuk e di’

Deputetja Haxhiu e pyeti edhe nëse Rexhë Gjonbalaj ka të punësuar familjarë në kompaninë Zmobile, Blerim Devolli i tha ‘jo’

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.