Blerim Devolli mohon që presidenti Thaçi t`i ketë ndihmuar për të fituar tenderin

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.
eputeti i LDK-së, Armend Zemaj e pyeti nëse Adnan Merovci, Rexhë Gjonbalaj, Hashim Thaçi, Shyqeri Haxha, e kanë ndihmuar ta fitoj tenderin më Telekomin.

Devolli u përgjigj shkurtë ‘asnjëri’.

I pyetur prape nga deputeti Zemaj, Devolli ka thënë se asnjëherë nuk i vonuar pagesat ndaj Telekomit, “Z Mobile e ka përmbush kontratën”.

Zemaj ka kërkuar ankesën ose padinë e Z Mobile që ka bërë ndaj Telekomit në Arbitrazh, ndërsa Devolli  me këshilltarët mbetën të hutuar, duke menduar që Zemaj po i kërkon atë dokument menjëherë.

Blerim Devolli pyetjeve të anëtarëve të Komisionit është duke iu përgjigjur në konsultim të vazhdueshëm më tre këshilltarët e tij.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.