Bekim Blakaj - Fondi per te Drejten Humanitare

Blakaj: Shfaqja e një fotografie të tillë në publik është e papranueshme

Shfaqja e një fotografisë nga deputetja Flora Brovina po konsiderohet e papranueshme nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i  Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLCK), Bekim Blakaj, ka thënë për KALLXO.com se veprimi i deputetes Flora Brovina me publikimin e një fotografie të tillë në hollin e Kuvendit të Kosovës, sidomos nga ajo si përfaqësuese e popullit është e papranueshme.

Tutje Blakaj ka thënë se kjo fotografi qoftë autentike apo e montuar nuk do të duhet të qëndronte kaq gjatë pa ju dërguar prokurorisë.

“Është e papranueshme që fotografi të tilla, qofshin autentike, qofshin të montuara ose nga vende të tjera të botës nuk duhet të përdoren sidomos prej përfaqësuesve të institucioneve aq më pak në hollin e kuvendit. Nëse zonja Brovina ka pasur një fotografi të tillë për një kohë kaq të gjatë është dashur ta dërgojë atë në prokurori, prokuroria është adresa e duhur ku duhet të dërgohen provat e tilla duke përfshirë fotografi, audio incizimet dhe video incizimet”, ka thënë Blakaj.

Sipas Blakajt nxjerrja e një fotografie të tillë në publik do të dëmtojë një proces të mundshëm gjyqësor në të ardhmen kundër krimeve serbe në luftën e fundit në Kosovë.

https://kallxo.com/flora-brovina-iken-e-heshtur-nga-stacioni-i-policise/

.