‘Black Friday’ bllokon hyrjet e Prishtinës (FOTO)

Dëshirat e qytetarëve për t’i prekur zbritjet e marketeve në ditën e quajtur ‘E Premtja e Zezë’ (Black Friday) ka shkaktuar tollovi në rrugët të cilat çojnë në Prishtinë.

KALLXo.com ka siguruar një fotografi në lagjen Veternik ku shihet tollovia e krijuar nga veturat të premten në mbrëmje.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për një kolonë veturash rreth 3 kilometra.