Biznesmeni nga Ferizaj i akuzuar për vrasjen e gruas do të gjykohet për të 4 herë

7 vite gjykim, 5 vite në paraburgim kishte qëndruar i akuzuari Qamil Hetemi, 3 herë është shpallur fajtor me 14 vite burgim efektiv, e 3 herë është kthyer lënda në rigjykim. Në përfundim të gjykimit të 4, rihapet shqyrtimi gjyqësor.

Skender Çoçaj, kryetar i trupit gjykues nw ditën që ishte e caktuar për shpalljen e vendimit gjyqësor, kur arriti në sallë të gjykimit, lajmëroi palët që trupi gjykues ka marrë vendim që të rihap shqyrtimin gjyqësor.

Qamil Hetemi, i cili po akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij më 2011, Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte shpallur dy herë fajtor dhe Gjykata Themelore e Prizrenit një herë për veprën penale të vrasjes.

Në të 3 herët biznesmeni nga Ferizaj ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjetësh, raporton KALLXO.com.

Kryetari i trupit gjykues gjyqtari Çoçaj deklaroi se trupi gjykues pas 3 ditë këshillimi dhe analizimit intensiv të lëndës, vlerësoi se është e nevojshme një ekspertizë e re, që deri më tash nuk është punuar e as nuk është propozuar.

Trupi gjykues do të caktojë një grup ekspertësh me përvojë, të njëjtit do të analizojnë dorëshkrimet dhe letrat të cilat i kishte shkruar viktima Ardiana Hetemi.

Tutje gjyqtari Skender Çoçaj, sqaroi për palët se ekspertëve do t`u jepen në dispozicion të gjitha shkresat e lëndës, dorëshkrimet dhe letrat që i ka shkruar vetë viktima Ardiana Hetemi, gjithashtu edhe rraporet mjekësore.

“Nëse ekspertët e shohin të nevojshme të njëjtit mund të kryejnë edhe intervista me familjarët e viktimës, e kjo do t`u mundësojë ekspertëve që të punojnë një raport ku do të vlerësojnë gjendjen psikologjike dhe emocionale të viktimës”, tha Çoçaj.

Trupi gjykues më gjerësisht do të përshkruajë detyrat e ekspertëve në urdhëresën që do të lëshojë.

Pas largimit të trupit gjykues, pakënaqësi për këtë vendim shfaqi i akuzuari Qamil Hetemi, sipas tij pas 7 vitesh gjykim nuk ka mbetur ekspertizë pa u punuar: “Edhe kjo ekspertizë me u ba dikund jashtë me naj shtet normal, këtu s`ban me u ba kjo ekspertizë”.

Qamil Hetemi, i cili po akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij më 2011, Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte shpallur dy herë fajtor dhe Gjykata Themelore e Prizrenit një herë për veprën penale të vrasjes.

Në të 3 herët biznesmeni nga Ferizaj ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 14 vietsh, raporton KALLXO.com.

https://kallxo.com/i-akuzuar-per-vrasjen-e-gruas-biznesmeni-nga-ferizaj-te-marten-meson-per-here-te-katert-vendimin-e-gjykates/

Tri herë Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim

Lidhur me aktakuzën, Qamil Hetemi dhe mbrojtësit e tij, avokati Mexhit Syla dhe Rexhep Hasani, pretendojnë se e ndjera ka bërë vetëvrasje.

KALLXO.com raporton se në qershor të vitit 2017, Qamil Hetemi pas 5 vitesh qëndrimi në paraburgim ishte liruar, për të vazhduar gjykimi në liri.

https://kallxo.com/afer-fundit-gjykimi-per-here-te-4-t-i-biznesmenit-nga-ferizaj-per-vrasjen-e-gruas/

Qamil Hetemi akuzohet se në shtator 2011 pas mosmarrëveshjeve me gruan e tij Ardiana Hetemi, të njëjtën e ka qëlluar me armë zjarri, nga afërsia, duke i shkaktuar vdekjen.