Ndërtesa e Komunës së Suharekës | Foto: KALLXO.com

Bizneset në Suharekë obligohen të pastrojnë hapësirat para objekteve

 

Kreu i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se të gjitha bizneset në këtë komunë janë të obliguara ta pastrojnë hapësirën para lokaleve dhe objekteve të veta.

Muharremaj tha se këtë vendim e mori për një qëllim.

“Secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapësirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit” njoftoi kryetari i Suharekës në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, të gjitha ato biznese që nuk e respektojnë urdhëresën, i pret ligji në fuqi.

“Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëresës” tha ai.

Postimi i plotë i Muharremajt në ‘Facebook’: