BIRN dhe D+ prezantojnë integritetin e Administratës Tatimore të Kosovës

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova) dhe Demokraci Plus (D+) me përkrahje të Ambasadës së Britanisë në Prishtinë, organizojnë tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Në tryezë do publikohet edhe raporti për të gjeturat nga monitorimi i drejtpërdrejtë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për periudhën kohore shtator 2018- shkurt 2019.

Pjesëmarrës në tryezë janë Ministri i Financave Bedri Hamza, drejtori i ATK-së, përfaqësues nga Ambasada Britanike,  Kuvendi i Kosovës, OJQ dhe institucione relevante.

(Hotel Sirius, ora 10:00)