Njëri nga debatet për raportet e auditimit i organizuar në Gjilan, Foto: Kallxo.com
BIRN dhe Ambasada e Britanisë inkurajojnë institucionet në zbatimin e rekomandimeve të auditorit
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë në Kosovë është duke punuar në inkurajimin e institucioneve publike për të rritur nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.
Në fund të vitit të kaluar, BIRN Kosova ka prodhuar analiza të raporteve të auditimit të disa institucioneve publike duke përfshirë komuna, ministri e ndërmarrje publike.
Përveç analizave janë mbajtur edhe disa debate nëpër komuna, ku ka marrë pjesë edhe Zyra Kombëtare e Auditorit, të cilët kanë ofruar asistencë institucioneve në hartim të planeve për zbatimin të rekomandimeve.
Para se të publikohen raportet e auditimit për vitin 2018, BIRN ka dërguar shkresa institucioneve ku janë pasqyruar rekomandimet e përsëritura nëpër vite dhe çalimet në fusha specifike.
Në këto shkresa janë bashkëngjitur rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017 dhe 2016.
Kjo letër është dërguar për sinjalizim shtesë për rëndësinë e zbatimit të plotë të rekomandimeve apo fillimin e zbatimit të rekomandimeve që marrin më shumë se një vit për t’u zbatuar.
Shkresat janë dërguar tek 15 institucione të Republikës së Kosovës, duke përfshi ministri, komuna, ndërmarrje publike e rregullator.
Të gjitha shkresat mund të lexohen në linqet e bashkangjitura.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek komuna e Prizrenit.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek komuna e Ferizajt.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek komuna e Kamenicës.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek komuna e Pejës.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek komuna e Shtimes.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek komuna e Gjilanit.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ministria e Shëndetësisë.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ministria e Mjedisit.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ministria e Mbrojtjes.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ministria e Financave.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ministria e Arsimit.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ministria e Bujqësisë.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ndërmarrja Publike “Train Kos”.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Ndërmarrja Publike “Hortikultura”.
Shkresa e BIRN dhe Ambasadës Britanike e dërguar tek Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.