FOTO nga ceremonia e nënshkrimit te memorandumit te bashkepunimit BIRN - D-Plus - Abasada e Britanise dhe ATK

BIRN, Democracy Plus, Ambasada e Britanisë dhe ATK me memorandum bashkëpunimi

BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) Ambasada e Britanisë dhe Democracy Plus, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi është nënshkruar në kuadër të projektit “Mbështetja e Shoqërisë Civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e mbikëqyrjes së Shoqërisë Civile në proceset e Administratës Tatimore, me qëllim të rritjes së pajtueshmërisë me kuadrin ligjor të Administratës Tatimore.

Një ndër qëllimet tjera të këtij memorandumi të bashkëpunimit ne mes  të konsorciumit: BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) Ambasada e Britanisë dhe Democracy Plus është edhe angazhimi në luftën e kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe ekonomisë informale.