Arkiv: Prokurori Metush Biraj | Foto: Drejtësia në Kosovë

Biraj: Hetimet për Deharin Afër Fundit

Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit, sipas prokurorit Metush Biraj që po i kryen ato i janë afruar fundit.

Biraj tha për KALLXO.com se duhen edhe disa veprime për t’u ndërmarrë para se të dalë me rezultatet e hetimit”.

“Jemi në fazën e fundit por akoma duhet edhe disa veprime të tjera me i marrë e pastaj me deklaru lidhur me rezultatet e ekspertizës. Ekspertiza e kamerave të sigurisë të qendrës ku ka qenë Dehari është dërguar në Austri”, tha Biraj.

Prokurori tregoi se po presin ardhjen e rezultateve të ekspertizës së këtyre kamerave.

“Jemi akoma në pritje se kur do të na sjellin ato rezultate të ekspertizës”, tha Biraj.

Disa ditë pas vdekjes së Deharit, pamjet e kamerave të sigurisë të qendrës ku ai po mbahej i paraburgosur u publikuan në medie, ndërsa në to shihej reagimi i të burgosurve në momentin kur Dehari u gjet në gjendje të rëndë, ose tashmë i vdekur qelinë e tij.

http://kallxo.com/vv-hetimet-per-vdekjen-e-astrit-deharit-joprofesionale/

Aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje” Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e 2016-ës.

Më 18 nëntor 2016 atëherë kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, duke prezantuar raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Deharit, këtë vdekje e cilësoi vetëvrasje.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/

Por në dhjetor të vitit të kaluar disa ekspertë të pavarur të ngarkuar nga familja për autopsinë e Deharit, vdekjen e tij e konsideruan vrasje

http://kallxo.com/tome-gashi-konteston-versionin-zyrtar-te-vdekjes-se-astrit-deharit/

Për të hequr dilemat rreth kësaj vdekjeje, Kuvendi i Kosovës me një rezolutë obligoi qeverinë që nëse familja Dehari kërkon ekspertizë ndërkombëtare për vdekjen e Astrit Deharit, shpenzimet për të t’i heqë ekzekutivi.

http://kallxo.com/krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-per-astrit-deharin/

Për këtë ekspertizë familja Dehari në shkurt të këtij viti njoftoi se ka zgjedhur ekspertë nga Qendra Universitare e Mjekësise Ligjore në Zvicrën Franceze.

http://kallxo.com/eksperte-nga-zvicra-pritet-ta-hetojne-vdekjen-e-deharit/