Bill Gates - Foto: Rtv21

Bill Gates Dhuron 4.6 Miliardë Dollarë për Bamirësi

Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates vazhdon të mbetet njeriu më i pasur në glob, pavarësisht se ka dhënë 89.9 miliardë dollarë të aksioneve të tij.

Që nga viti 1994 Gates dhe bashkëshortja e tij, kanë dhënë një total prej 35 miliardë dollarëve për bamirësi.

Ndërkaq në qershor të këtij viti ata kanë dhuruar edhe një shumë prej 4.6 miliardë dollarëve, mirëpo kjo u bë e ditur këtë javë. /21Media