Biletat e ndeshjes Kosovë - Maltë dalin në tregun e zi (Foto)

Ndërkohë që shitja e biletave për ndeshjen e futbollit Kosovë- Maltë në pikat e autoririzuara nga Federata e Futbollit e Kosovvs po përcillet me probleme të shumta, tregu ilegal po i fërkon duart.

Kallxo.com dje edhe sot ka raportuar për tollovitë që po shkaktohen për shitjen e biletave nëpër pikat e shitjes ku një person ka të drejtë që t’i blejë deri në pesë bileta.

E sot janë duke qarkulluar foto në “Merr Jep”, ku biletat e Jugut të cilat vlejnë nga 2 euro janë duke u shitur me çmime marramendëse nga 15 euro apo më shumë.

Ky fenomen ka ndodhur edhe në ndeshjen e kaluar të Kosovës.