Bilanci i Inaugurimit, 12 të Arrestuar, 1 Polic i Lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 12 persona të dyshuar për prishje të rendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Daut Hoxha zëdhënësi i policisë tha për KALLXO.com se deri në këto momente 12 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim si të dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës dhe prishje të rendit gjatë ceremonisë.

Sipas Hoxhës një polic ka marrë lëndime trupore gjatë tentativës për të parandaluar ndezjen e një bombole të gazit lotsjellës.

KALLXO.com ka xhiruar edhe një rast kur policë civilë kanë arrestuar një person gjatë tentativës së tij për ta ndezur një bombolë të gazit.