Bilall Sherifi: Te Presidentja Vetëm për Zgjedhje

Pas takimit liderët e subjekteve opozitare nuk folën para gazetarëve, ndërsa interesimit të medieve iu përgjigj vetëm Bilall Sherifi, sekretari i Nismës për Kosovën.

Sherifi u pyet nga gazetarët se a do t’i përgjigjet opozita ftesës së Presidentes Jahjaga për takime në të cilat do të kërkohet dalja nga gjendja e krijuar politike në vend.

Sherifi që foli në emër të opozitës, tha se subjektet opozitare do të marrin pjesë në takimin me Jahjagën, vetëm nëse ai thirret për ta caktuar datën e zgjedhjeve.

“Ai takim është dashur te ndodhë para 6 muajsh se tani kemi situatë tjetër. Opozita merr pjesë në takim vetëm nëse thirret për caktimin e datës së zgjedhjeve. Partitë mund të vendosin ndaras, por deri tani ky është qëndrimi,” tha Sherifi.

I kontaktuar nga KALLXO.com në lidhje me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në takimin me Jahjagën, deputeti i AAK-së Pal Lekaj as nuk pohoi, e as nuk mohoi shkuarjen në këtë takim.

Tha se për të vendosur rreth kësaj çështjeje AAK-ja do të mblidhet nesër, ndërsa i quajti spekulime raportimet mediale se AAK-ja ka vendosur të shkojë te Jahjaga

Këto janë spekulime, nuk e kemi diskutu ende. Nesër do ta sqarojmë përfundimisht,” tha deputeti Lekaj.

Jahjaga të premten ftoi liderët politikë për takime e diskutime për tejkalim të tensioneve mes pozitës e opozitës.

http://kallxo.com/ftesa-e-jahjages-mbeshtetje-nderkombetare-refuzim-opozitar/

Opozita pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i cilësoi joplotësisht në pajtim me frymën e kushtetutës parimet e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është duke kërkuar dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të reja.

http://kallxo.com/opozita-ne-proteste-kunder-qeverise/