Bilall Sherifi, NISMA

Bilall Sherifi shfaq shenja hezitimi për koalicionin e NISMA- AAK

Bilall Sherifi i Nismas ka deklaruar se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me parti të mëdha si LDK, Vetëvendosje dhe PDK.

Këtë deklaratë Sherifi e ka bërë në hollin e Kuvendit, pas seancës ku u shpërnda Parlamenti.

“Për koalcione parazgjedhore e kemi bërë publike që përjashtojmë mundesinë me hy me parti të mëdha me LDK, Vetwvendosje dhe PDK. Pra të shohim, AAK ka fillu me përfshi veten si parti e madhe, por nuk e dijmë se a do të hyjë aty”, ka deklaruar Sherifi duke shfaqur shenja hezitimi nëse partia e tij do të hyjë në koalicion me partinë e Ramush Haradinajt.

NISMA ende nuk ka vendosur për ofertën e Haradinajt për koalicion.

Ai ka kritikuar opozitën e deritanishme, duke thënë se është meritë e kryeministrit shpërndarja e Kuvendit.

“Së pari u tha në seancë nga kryetari që të flas nga një përfaqësues i partive politike por më pas as kjo nuk u lejua dhe menjëherë vazhdoi me votimin për shperndarjen e Kuvendit. Nëse dikush duhet të falenderohet në kuptimin e shperndarjes së Kuvendit është dorëheqja e kryeministrit, pasi që opozita nuk do të mund të kishte dërguar vendin në zgjedhje”, ka thënë Sherifi.

Ai gjithashtu tha se askush prej qeverisë veçmas  nuk mund të marr meritat për punët e kryera, ndërsa për punët e pakryera të fajësohen partnerët e koalicionit. Sipas tij, gjithë koalicioni është përgjegjës për të gjitha vendimet, si të mira ashtu edhe të ‘këqija’.