Falja e Fiter Bajramit / Mulla

BIK-u tregon kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit

Besimtarët e fesë islame këtë të diele festojnë festën e Kurban Bajramit.

Me këtë rast Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami  – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Ndërsa, falja e Kurban Bajramit bëhet në ora 06:15,  të cilit do t’i prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë,  ndërsa   Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, ka uruar Bashkësia Islame përmes një komunikate për media.