Mbishkrimi mbi logon e Agjencisë TIKA - Foto: RTV21

BIK Reagon Ndaj Mbishkrimeve mbi Logon e TIKA-s

Me këtë rast ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

“Cenimi në çfarëdo forme i objekteve fetare është akt i shëmtuar e i papranueshëm, ndërsa atakimi dhe përdhosja e emrit të Agjencisë TIKA e cila ka restauruar këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj, përveç që është akt qyqar e veprim i ulët, për më tepër si i tillë është veprim i dëmshëm sepse nxit urrejtje, mos durim ndaj popullit mik turk, përkrahja e mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast”, thuhet në komunikatë të BIK-ut.

Sipas BIK të përdhosësh mbishkrimin e një institucioni që ka restauruar monumentet e trashëgimisë materiale përveç që është vepër e dënueshme ngërthen në vete edhe veti të mosmirënjohjes dhe përbuzje për partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë – për ata që na ndihmuan, përkrahën e mbështetën, gjë që nuk është virtyt e as vlerë e populli tonë.

“Ne edhe me këtë rast i shprehim mirënjohje TIKA-s, për projektet që ka realizuar dhe po realizon anekënd Kosovës e në të njëjtën kohë shprehim keqardhje që individë të caktuar kanë përdhosur emrin dhe logon e tyre. Aktet e veprimet e tilla të liga i dënojmë fuqishëm dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga organet kompetente që kryesit e këtyre akteve të turpshme të zbulohen dhe sa më parë të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë. /21Media