Bienalja e Venedikut, dhjetëra zyrtarë të MKRS në ceremoninë e hapjes

Dhjetëra zyrtarë të Ministrisë së Kulturës kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 58 -të të Bienales së Venedikut, e cila u hap më 11 të këtij muaji në Venedik të Italisë.

Afërsisht 20 zyrtarë të MKRS dhe Galerisë Kombëtare, pa llogaritur ekipin e përfaqësues të Kosovës në bienale dhe bashkëshortet e zyrtarëve të MKRS, të kryesuar nga Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, me zonjën e tij,  kanë përcjellë hapjen e Bienales së Venedikut, ku Kosovës është përfaqësuar me instilacionin “Albumi familjar” të Alban Mujes.

Zyrtarë të MKRS-së kanë thënë në një prononcim për Kallxo.com se të gjithë zyrtarët e MKRS-se dhe GKK-se kanë qenë të përfshirë në mënyra të ndryshme në mbarëvajtjen e procesit te përgatitjes dhe të finalizimit të pjesëmarrjes se Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut.

“Shuma totale e pagesave të realizuara deri me tani nga MKRS për pjesëmarrje në Bienale është rreth 220 000 €, përfshirë këtu edhe pagesën e qirasë se Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut. Ndërsa, mëditjet dhe shpenzimet tjera janë paguar konform rregulloreve ne fuqi”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Ndërsa sa u përket pjesëmarrjes së bashkëshorteve të zyrtarëve të MKRS në bienale, të gjithë kanë udhëtuar me shpenzime vetanake.

“Sa u përket bashkëshorteve të zyrtarëve, të gjithë kanë udhëtuar me shpenzime vetanake, pa përjashtim’, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Sipas MKRS nga kabineti i Ministrit, në Bienale kanë marrë pjesë:

Kujtim Gashi – Ministër
Samir Hoxha- Shefi i Kabinetit
Frederika Morina – Këshilltare e Ministrit
Saranda Xhuraj – Zyrtare e Larte e Protokollit
Edona Spahiu – Asistente Ekzekutive e Ministrit
Granit Shosha – Zyrtar medial
Gëzim Gashi – Asistent i Ministrit
Ylber Kryeziu – Zyrtar Sigurimi i Ministrit

Nga MKRS kane marre pjese:

Feim Hoxha – U.D. Drejtor i Departamentit te Kulturës
Brikena Mulliqi – Drejtoreshe DIEKP-se
Genta Kryeziu – Zyrtare e Personelit
Dhurata Ramosaj – Koordinatore e Galerisë se Ministrisë se Kulturës
Drilona Belallari – Zyrtare Ligjore në QKK

Nga GKK kane marre pjese:

Arjeta Miftari – Anwtare e Këshillit drejtues ne GKK
Lorik Sylejmani – Anwtar i Kwshillit Drejtues
Malbore Krajku – Anwtare e Kwshillit Drejtues
Taulant Balaj – Sekretar i Këshillit Drejtues
Naim Spahiu – Koordinator i ekspozitave
Lirije Buliqi – Zyrtare e Larte Administrative
Mexhide Maxhuni – Zyrtare e financave

Kurse ekipi i Bienales se Venedikut përbëhej nga:

Arta Agani – Komisionere
Engjell Berisha – Asistent Komisioner
Alban Muja – Artisti përfaqësues
Vincent Honore – Kuratori i Bienales
Anya Harrison – Asistent Kurator
Arlinda Hajrullahu – Koordinatore për medie & PR
Khuroum Ali Bukhari  – PR ndërkombëtar
Jeta Dobranja – Dizajnere
Ilir Gorani – Ing. i zërit dhe videos
Arben Llapashtica – Fotograf
Liridon Metushi – Editues i videos

Përveç zyrtarëve të MKRS në ceremoninë hapjes së Bienales ishte e kryeparlamentari Kadri Veseli, këshilltarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës me bashkëshortet e tyre.

Kosova këtë edicion të Bienales së Artit në Venedik përfaqësohet me veprën ‘Albumi Familjar” të artistit Alban Muja. Pavijoni i Kosovës që rrëfen tragjedinë e refugjatëve të luftës së Kosovës dhe fatinë tyre pas saj, është e vendosur në hapësirat Arsenale të Vendeikut.

Edicioni i Sivjetmë i Bienales së Venedikut është hapur më 11 maj 2019 dhe do të qëndroj i hapur deri më 24 nëntor po të këtij viti.