Foto-ilustrim

Bien Çmimet në Sektorin e Ndërtimit

“Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit (IKN) në Kosovë po ashtu ka një rënie prej -1.4% në tremujorin e katër të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015,” thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave për çmimet e ndërtimit.

Rënie të theksuar në sektorin e ndërtimit shënoi transporti.

“Rënia e indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori si: rënia e çmimeve për -1.1% të materialet ndërtimore që ndikuan me -0.7%. Rënie e theksuar e çmimeve vërehet të transporti me -20% me një ndikim prej -0.8% në indeksin e tërësishëm,” dëshmojnë të dhënat e ASK-së.

Por edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014 ka rënie të lehtë të kostos së ndërtimit.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (tm4 2015/tm4 2014), IKN-ja po ashtu ka rënie për 0.4 %. Rënia e Indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori si: rënia e çmimeve te materialet ndërtimore prej -1.1% me një ndikim pre -0.6 %, te transporti prej -20% me një ndikim prej -0.8%, si dhe kostot e tjera pësuan rënie prej -0.4% pa ndonjë ndikim në IKN,” thuhet më tutje në publikimin e ASK-së.

Por sipas Agjencisë së Statistikave rritje patën çmimet e materialeve elektrike dhe atyre hidrosanitare.

“Rënia e çmimeve u neutralizua me ngritjen e çmimeve të materialet elektrike 2.6 % me nje ndikim prej 0.1%, te materialet hidro-sanitare prej 3.9 % me një ndikim prej 0.2 %, si dhe të energjia me 1.0 % pa ndonjë ndikim ne IKN,” tregon hulumtimi i çmimeve.

[interaction id=”56e8125051c54f4063bb1bbc”]