Foto: Ilustrim

Bie numri i shtetasve evropianë që shpërngulen në Zvicër

Numri i shtetasve evropiane që emigrojnë në Zvicër ka shënuar rënie për 3 % krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat që janë bërë publike nga Departamenti i Shtetit për Migrim tregojnë se 647 njerëz më pak nga Evropa janë shpërngulur për në Zvicër nga janari deri në shtator.

Megjithatë, numri i njerëz që në përgjithësi emigrojnë për në Zvicër është rritur për 1% përgjatë periudhës së njëjtë.

Në total, rreth 103, 893 njerëz kanë shkuar në Zvicër për arsye profesionale, kurse 31, 971 janë shpërngulur në shtetin zviceran për bashkim familjar.