Bie niveli i liqeneve, Ujësjellësi apelon për kursim të ujit

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie. Ujësjelloi ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë ujin e pijshëm.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale. Çdo javë po bie nga 20 cm, pothuajse në të dyja liqenet”, thuhet në postimin e kompanisë në rrjetin social ‘Facebook’.

Në këtë postim, kanë bashkangjitur disa këshilla që sipas tyre, duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit.

“Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,
Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,
Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,
Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,
Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,
Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,
Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë. Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka raportuar të dielen së bie niveli i ujit në liqenet e Batllavës e Badovcit

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku.

Ajo ka theksuar se faktor për rënien e nivelit të ujit është mungesa e reshjeve, përderisa ka shtuar se aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë për qytetarët.

https://kallxo.com/bie-niveli-i-ujit-ne-liqenet-e-batllaves-e-badovcit-ujesjellesi-apelon-per-kursim-te-ujit/