Ilustrim nga: Trembelat

Bie interesimi për librin, kosovarët preferojnë filmin

Interesimi për librin  ra në 2017-ën në raport me një vit më parë, por interesimi për të parë filma  u rrit dukshëm.

KALLXO.com ka analizuar këto të dhëna ku  vërehet se luhatje të interesimit pati edhe në fusha të tjera të kulturës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin “Statistikat e Kulturës 2017”.  Në të dhënat e raportit të ASK-së përmenden shfaqjet e mbajtura në teatër

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 161 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15 175; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 102 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 5 876; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 43 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 8 243.”, thuhet në komunikatë

Sipas komunikatës, numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 38, ndërsa numri i vizitorëve ishte 15 mijë e 872.  Në krahasim me raportin e vitit 2016-të shënon rritje interesimi për ekspozita . Në 2016-ën numëroheshin 36 ekspozita të realizuar me 14 mijë e 582 vizitorë.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 72, prej tyre 5 filma vendorë dhe 67 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 mijë e791.

Në komunikatë bëhet e ditur edhe shfaqjen e filmave në kinematë tjera

“Numri i filmave të shfaqur në kinemanë CINEPLEXX ishte 181, prej tyre 2 filma vendorë dhe 179 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 338 963. Numri i filmave të shfaqur në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST ishte 323, prej tyre 27 filma vendorë dhe 296 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 21 554.”, bën të ditur komunikata

Sipas të dhënave të këtij raporti numri i përgjithshëm i filmave për vitin 2017 ishte 576 me gjithsej 371 mijë e 8 shikues. Në krahasim me vitin 2016 që numëronte 369 filma të shfaqur dhe me gjithsej 61 mijë e 558 vizitorë paraqet një rritje bukur të madhe të interesimit të qytetarëve.

Në komunikatën e ASK-së për vitin 2017-të thuhet se fondi i librave në biblioteka ishte 1 782 945, ndërsa numri i lexuesve ishte 158 176. Nëse këto të dhëna krahasohen me një vit më parë që numëronte mbi 1 milionë 793 mijë e 73 libra me 278 mijë e 201 lexues i bie se librit iu pakësuan mbi 12 mijë lexues më  pak përderisa mbi mbi 10 mijë libra më pak u pakësuan raftet e librave në bibliotekat e Kosovës.

Fondi i librave në bibliotekave të Kosovës është përafërsisht e barabartë me numrin e popullsisë në Kosovës.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72, ndërsa numri i vizitorëve ishte 71 335. Ky numër ka pësuar rënie në raport me një vit më parë. Në vitin 2016, numri i muzeve dhe shtëpive ishte 64, me 104 mijë e 935 vizitorë.