Një nga pikat kufitare

Bie Indeksi i Çmimive të Importit në 1.8 për qind

Kjo rënie u vërejt në raport me muajt gusht-shtator të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave, çmimet e importit ranë edhe më shumë në krahasim të tre muajve të fundit të 2015-ës me ata të 2014-ës. Kjo rënie ishte 2.3 për qind.

Këtë rënie e shkaktuan më së shumti çmimet më të ulëta të produkteve minerare për  11.5 për qind në 3 muajt e fundit të 2015-ës, në krahasim me periudhën gusht-shtator 2015.

“Rënie më të mëdha të çmimeve ishin sipas sektorëve te produktet minerale (-11.5 %), letrat dhe artikujt e saj (-2.0 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.7 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-1.6 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.5 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.7 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.4 %), instrumentet optike, fotografikë, matës, medicinalë dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (-0.3 %), produktet e industrive kimike (-0.2 %) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2 %),” thuhet në publikimn e ASK-së.

Por sipas këtij publikimi disa sektorë importi rritën çmimet, duke e zvogëluar rënien e tyre.

“Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te produktet bimore (10.8 %), vajrat ushqyese (3.7 %), druri dhe artikujt e tij (2.2 %), këpucët (2.0 %), lëkurat dhe artikujt e saj (1.8 %) dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4 %),” vijojnë shënimet e ASK-së.

Rënia e çmimeve të importit është ehe më e madhe- prej 2.3 për qind, po tëkrahasohen periudhat e tremuajve të fundit të 2015 me vitin 2014.

Përsëri prijnë me rënie produktet minerare.

“Çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -2.3 % në mes TM4 2014 dhe TM4 2015. Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (-8.6 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-3.0 %), këpucët (-2.9 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.5 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.1 %), artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.8 %), druri dhe artikujt e drurit (-0.8 %) dhe mjetet e transportit (-0.6 %),” bën të ditur ASK-ja.

Në krahasim me periudhën e njëjtë për vitin 2014 sektorët e vajrave ushqyese dhe sektorë të tjerë shënuan rritje të çmimeve sa për baraspeshë.

“Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te vajrat ushqyese (11.6 %), produktet bimore (11.0 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (7.8 %), instrumentet optike, fotografikë, matës, medicinalë dhe muzikorë dhe mekanizmat e ores (4.2 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (3.5 %), letrat dhe artikujt e saj (2.3 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (1.7 %), produktet e industrive kimike (1.4 %) artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.8 %),” tregon ASK-ja.