Zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Joe Biden. Foto: Facebook

Biden Sot Vjen në Kosovë

Biden të mërkurën pritet të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa afër kampit Bondsteel do të marrë pjesë në përurimin e rrugës me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.

Biden në udhëtimin e tij do ta vizitojë edhe Serbinë, ndërsa BIRN para këtyre vizitave shkroi se ai vjen për ta përçuar mesazhin e vazhdimit të dialogut mes dy shteteve.

Dje për nder të Bidenit u dekorua me flamuj holli i Kuvendit të Kosovës dhe u vendosën billbordë mirëseardhjeje për të, ndërsa sot sheshet kryesore të Prishtinës janë stolisur me flamuj amerikanë dhe të Kosovës.

http://kallxo.com/holli-kuvendit-dekorohet-per-biden/

Kryeministri Isa Mustafa të dielën shkroi në Facebook se përgatitjet për vizitën e zëvendëspresidentit amerikan kanë hyrë në fazën intensive, ndërsa e Quajti BIDEN-in mik të madh të Kosovës.

http://kallxo.com/mustafa-gati-per-mikun-biden/