
Ardhja e Biden-it | Foto: Atdhe Mulla
Biden, Sot Fjalime dhe Takime
Zëvendëspresidenti amerikan Joe BIden do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi e Kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa pas takimeve pritet një konferencë e përbashkët për medie.
Bashkëshortja e tij Jill Biden në kohën kur zëvendëspresidenti amerikan kryen takime me politikanë kosovarë, do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije.
Pasdite çifti Biden me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e Joseph R. Beau Biden III.
Biden me bashkëshorten dhe nipin e mbesën arritën në Kosovë mbrëmjen e djeshme, ndërsa u pritën nga Presidenti Thaçi, por edhe nga fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 Majlinda Kelmendi.
Biden i dhuroi Kelmendit stemën shtetërore amerikane të zëvendëspresidentit.
http://kallxo.com/biden-si-ne-shtepi/