Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ shënon 74 vjetorin e themelimit të saj

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka shënuar sot, më 23 nëntor 2018, përvjetorin e 74 -të të themelimit të saj.

Për të shënuar këtë ditë, e cila njihet edhe si Dita e Bibliotekës, menaxhmenti i BK ‘Pjetër Bogdani”, ka mbajtur një ceremoni solemne me ç’ rast është theksuar edhe një herë roli dhe rëndësia që ka Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në zhvillimin e fushës së bibliotekarisë.

Duke folur për rëndësinë, punën dhe sfidat e kësaj biblioteke, drejtori Fazli Gajraku ka potencuar se BK “Pjetër Bogdani” po vazhdon ta kryej punën e saj, dhe se BK është një institucion me peshë në fushën e bibliotekarisë si qendra kryesore e informimit bibliotekar në vend.

“Bibliotekarët kosovarë kanë për detyrë për të siguruar që të përshpejtojnë strategjitë për grumbullimin e materialeve që botohen e shtypin në Kosovës dhe jashtë saj, por edhe për t`u siguruara që po hyjmë në një proces digjitalizimin, përmes së cilit do të rrisim cilësinë e shërbimit për lexuesit”, ka thënë Gajraku.

Ndërsa u ka bërë thirrje botuesve dhe prodhuesve të materialeve të shtypura dhe grafike, materialeve zyrtare, etj., që t`i dorëzojnë ekzemplarët e obliguar në BK ‘Pjetër Bogdani”, sipas ligjit.

Ndërsa ka folur edhe për aktivitete dhe projektet që janë përmbyllur dhe janë në zhvillim nga kjo bibliotekë gjaët këtij viti.

Ndërsa ministri i MKRS Kujtim Gashi ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për BK “Pjetër Bogdani”, sidomos në profesionalizimin e stafit, ruajtjen e koleksioneve dhe nevojave tjera që dalin për zhvillim dhe ngritje të shërbimeve bibliotekare.

“Vetëm nëpërmjet stafit të trajnuar profesional, mund të sigurohen standardet e përmirësuara të shkrim-leximit dhe angazhimit demokratik që janë themeli i një shoqërie të begatë të shekullit 21-të”, ka potencuar ndër të tjerash ministri Gashi.