Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës.

Besnik Osmani Zgjedhet Auditor i Përgjithshëm

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan sot për Besnik Osmanin në postin e Auditorit të Përgjithshëm.

Në votimin e mbajtur në seancën e sotme, Osmani mori 71 vota në favor, 3 deputetë ishin kundër ndërsa një abstenoi.

Auditori i Përgjithshëm ka mandat pesëvjeçar.

Osmani ishte propozuar për këtë pozitë nga Presidentja e Kosovës.

Deri sot, Besnik Osmani ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.