Foto: Ilustrim

Besnik Berisha Zgjedhet Drejtor i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Deri më tani këtë pozitë e ka ushtruar Ed Nolan, i cili e ka vlerësuar Berishën si një profesionist i cili “mund ta avancojë tutje këtë fond”.

“Kemi kërkuar një profesionist që do të menaxhoj fondin e garancive kreditore në Kosovë si dhe ta avanconte atë më tutje. Z. Berisha është i përkushtuar ndaj vlerave themelore dhe misionit të FKGK-së, si dhe është i dedikuar që të udhëheqë Fondin më tutje”, theksoi Ed Nolan, shefi i Programit të Përkrahjes Kreditore EMPOWER nga USAID, që ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit menaxhues i FKGK-së që prej themelimit të tij, thuhet në komunikatën e FKGK-së.

Besnik Berisha ka përvojë pune 15 vjeçare me institucionet bankare. Më herët Berisha kishte qenë anëtar i bordit të ProCredit Bank në Shqipëri si dhe kishte shërbyer në një pozitë të ngjashëm edhe në Kosovë, thuhet në komunikatën e FKGK-së.

Fondi Kosovar për Garancive Kreditore është institucion i pavarur që lëshon garanci kreditore për institucionet financiare.

Ky fond është themeluar me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të donatorëve, vazhdon tutje komunikata.

Fondi për Garanci Kreditore është themeluar një vit më parë, ndërsa në ceremoninë e përurimit, ambasadori amerikan Greg Delawie kishte thënë se ky fond do të mundësojë krijimin e 20 mijë vendeve të punës brenda 6 viteve.

http://kallxo.com/delawie-ne-6-vitet-e-ardhshme-20-mije-vende-pune/

Miratohet Themelimi i Fondit Kosovar Për Garanci Kreditore

http://kallxo.com/aprovohet-projektligji-per-fondin-kosovar-per-garanci-kreditore/