Foto: Facebook

Besa Shahini merr udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

Besa Shahini, kosovarja e cila fillimisht ishte zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, sot zyrtarisht ka marrë detyrën si ministre e këtij dikasteri.

Ajo përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se do të punojë më shumë kurajë dhe durim, derisa Shqipëria po përballet me protesta të studentëve.

“Paraardhësja ime Lindita Nikolla, me të cilën punova ngushtë për 15 muaj si zëvendësministre, ka drejtuar këtë ministri me shumë kurajë dhe durim.  Kurajën për të marrë vendime të vështira që sollën ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe durimin për të dëgjuar dhe konsultuar të gjithë hisedarët para se të merrte ato vendime. Unë shpresoj që këto virtyte të më përcjellin dhe mua në zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme, sidomos në këtë moment sfide që ngërthen në vetvete edhe një mundësi të madhe për të realizuar idetë më të mira për arsimin shqiptar”, ka shkruar Shahini.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë edhe ndryshime të tjera në kabinetin e tij.

Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Rama kishte marrë të vinte kosovari, Gent Cakaj, por se këtë nuk e aprovoi presidenti shqiptar, Ilir Meta për shkak të deklaratave të Cakajt për ndryshimin e kufijve.