BERZh vështirëson financimin e hidrocentraleve në Ballkan

Për shkak të protestave dhe rezistencës ndaj projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Ballkan, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)duke filluar nga viti 2020 do t’u kërkojë bankave komerciale që këto projekte t’i referojnë si “projektet me rrezik të lartë”. Një vlerësim i tillë bën që të gjitha projektet e hidrocentraleve të kenë kontrolle shtesë.

BERZh gjithashtu kërkon që projektet e hidrocentraleve duhet të përmbushin standarde më të larta mjedisore krahasuar me kushtet aktuale. Banka do të kërkojë që projekte të tilla të zbulohen te publiku në faqen e internetit të kompanive apo investitorëve strategjikë, duke rritur transparencën për këto projekte që deri më tani janë mbajtur të fshehura, raporton organizata mjedisore Bankwatch.

Kontrolli më i mirë i projekteve

Sipas Politikës së saj Mjedisore dhe Sociale , BERZh do t’u kërkojë ndërmjetësve të saj financiarë (bankat komerciale nëpër vende të Ballkanit) t’i kthejnë të gjitha nënprojektet me rrezik të lartë përsëri në ekipin e brendshëm të BERZh-it për kontrolle shtesë.

Në listën e projekteve me rreziqe të larta mjedisore dhe sociale do të kategorizohen të gjitha projektet e hidrocentraleve. Këto projekte duhet të përmbushin standarde më të larta mjedisore dhe sociale, që tejkalojnë kërkesat që dalin nga legjislacionin kombëtar, i cili shpesh është i mangët.

Këto ndryshime janë një shenjë e qartë se BERZh pranon rreziqet e qenësishme në zhvillimin e projekteve të vogla të hidrocentraleve. Banka ka zhvilluar një shënim udhëzues mbi projektet e hidrocentraleve të vogla ku sqaron kërkesat e saj për financimin e drejtpërdrejtë si dhe kreditimin e ndërmjetësuar.

BERZh do të kërkojë që ndërmjetësit financiarë (bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare) t’i bëjnë publike informatat mbi rreziqet mjedisore dhe sociale të çdo nënprojekti të referuar në BERZh dhe masat e propozuara zbutëse për të adresuar rreziqet e projektit.

Kjo në mënyrë efektive do të thotë që publiku më në fund do të dijë nëse paratë publike – linjat e ndërmjetme të kreditimit të BERZh-it – janë përdorur për të financuar projekte të dyshimta si hidrocentralet apo ndonjë projekt në fushat me vlerë të lartë të biodiversitetit.

Sikur BERZh ta kishte këtë dispozitë në versionet 2008 ose 2014 të politikës së saj, komunitetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile mund të kishin pasur rastin të paralajmëronin bankën dhe publikun e gjerë mbi projektet dëmtuese të financuara nga publiku para se dëmi të ishte bërë.

Dhënia e informacioneve shpjeguese do të jetë ende subjekt i “kufizimeve të zbatueshme rregullative, ndjeshmërisë së tregut ose pëlqimit të sponsorit të nënprojektit”. Bankwatch ngrit dyshimet se një dispozitë e tillë edhe mund të përdoret për të kufizuar qasjen publike në informacionin mjedisor, por ky nenë do të shfrytëzohet vetëm për të mbrojtur interesat legjitime tregtare të palët e përfshira.

Meqenëse shumica e hidrocentraleve në Ballkan janë të vogla, ato kanë më shumë gjasa të financohen nga linjat kreditore të ndërmjetme. BERZh e njohu këtë prirje dhe bashkë organizoi një samit të parë të llojit të vet në hidrocentralin me fushatën e organizatës “Blue Heart Europe”. Këto ndryshime të politikave u miratuan në fund të prillit dhe u paraqitën në Sarajevë.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ ka trajtuar çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve në Kosovë dhe mungesës së rezervave ujore.
https://kallxo.com/jnk/a-ka-kosova-uje-te-mjaftueshem-per-hidrocentrale/

https://kallxo.com/sonte-ne-jeta-ne-kosove-lumbardhi-pa-gypa/
https://kallxo.com/gjnk/a-po-rrezikojne-hidrocentralet-zhdukjen-e-rrjedhave-te-lumenjve/