Bërnabiq: BE-ja të reagojë ndaj ndalimit të hyrjes së Vulinit në Kosovë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha sot se institucionet e BE-së përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit duhet të reagojnë ndaj ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë.

Ky reagim i saj erdhi pasi që ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, nuk u lejua që sot ta vizitojë Kosovën.

Bërnabiq më tutje ka thënë se kjo është në përputhje të plotë me politikën e autoriteteve kosovare e që sipas saj “është kundër lirive të mallrave dhe shërbimeve dhe me sa duket lirisë së lëvizjes”./RTK