Viktor Berishaj - BIRN

Berishaj: Hapat e marrjes së licencës për operim të hidrocentraleve janë në kundërshtim mes vete

Hulumtuesi, Viktor Berishaj, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka përmendur problemet që kanë komunat e Kosovës me hidrocentralet.

Ai ka thënë se rasti i Komunës së Shtërpcës është “sui generis”për shkak se aty kanë probleme të brendshme komunale dhe të gjitha veprimet e tyre bien ndesh.

“Dokumenti për dhjetë hapat e marrjes së licencës për operim nga ZRrE është në kundërshtim me vetveten, problemet që e kanë pasur edhe komunat e tjera gjatë gjithë projektit është mungesa e transparencës, mungesa e zhvillimit të debateve publike dhe duhet të ketë dëgjim publik për secilin pëlqim mjedisor, mënyra se si janë bërë ato. Në Shtërpcë ekzistojnë të gjitha lejet por atje vet komuna e ndalon këtë projekt dhe del publikisht kundër hidrocentralit, atje është problem i brendshëm i komunës pasi që e kanë marrë lejen, qytetarët janë revoltuar me atë se çfarë po ndodhë me një hidrocentral tjetër me dy megavat dhe është në operim dhe krejt rrjedha e lumit hyn ne gypa dhe nuk ka ujë”, ka thënë Berishaj.

Ai ka shtuar se të gjitha hapat e marrjes së licencës së operimit janë në kundërshtim.

“Është mënyrë e papranueshme se qysh janë kriju politikat e projekteve, dhe në të gjitha sferat e mundshme ka një disproporcion që nuk ka asnjë logjikë”, ka shtuar ai.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

.