Belul Beqaj, analist

Beqaj: Korrigjimi i kufijve nxitje për krijimin e shteteve etnike

Analisti politik Belul Beqaj, ekspert i procesit të Dialogut Kosovë-Serbi, tha se arsyet pse shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë janë të pakënaqur, të pasigurt e ndjejnë vetën të pa barabartë nuk kanë të bëjnë me territoret ku ata jetojnë, po me mënyrën se si po qeveriset në pushtetet në ato territore.

‘Në rastin e Serbisë nëse shqiptarëve të Luginës iu bëhet zgjedhja, mbeten të pazgjidhura çështja e pakicave tjera. Në rastin e Kosovës situata komplikohet sepse një pjesë e serbëve e zgjedhin problemin duke iu bashku Serbisë. Ndërsa pjesa tjetër që jetojnë jashtë veriut do të ballafaqohen edhe me probleme më të mëdha. Korrigjimi nuk është zgjidhje afatgjate e as e qëndrueshme. Korrigjimi është nxitje për formimin e shteteve etnike të cilat me kohë homogjenizohen”, deklaroi Beqaj.

Këto deklarata Beqaj i bëri në tryezën me temë “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).