Angli - Belgjikë

Belgjika e Anglia sot “luftojnë” për vendin e tretë

Sot zhvillohet ndeshja për vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018”. Belgjika dhe Anglia janë dy skuadrat që do të synojnë vendin e tretë të Kampionatit Botëror.

Ky takim pritet të fillojë në orën 16:00, shkruan rtv21.tv. Kujtojmë se nesër më 15 korrik nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” ku do të përballet Kroacia me Francën.