Bekim Jashari u prit në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Bekim Jashari Uron Kryeministrin Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.

Bekim Jashari e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Nd[rsa, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë nga Bekim Jashari, i cili ka kandiduar për të udhëhequr me komunën e Skenderajt.