Bekim Isufi dhe Ardian Limani (KF Drita).

Bekim Isufi jep dorëheqje nga posti i trajnerit në KF Drita

Trajneri gjilanas, Bekim Isufi, ka dhënë dorëheqja nga posti i trajnerit të klubit KF Drita nga Gjilani pas humbjes së tretë rresht në Ipko Superliga e Kosovës.

Ai këtë lajm e ka bërë të ditur pas humbjes së sotme ndaj KF Llapi si vendas në Gjilan me rezultat 2:1.

KF Drita përmes një komunikate për media e ka falënderuar për punën e bërë në klub.

Nën drejtimin e Bekimi Isufit klubi nga qyteti i Gjilanit u shpall vitin e kaluar kampion i Kosovës në futboll si dhe u paraqit në Ligën e Kampionëve e Uefa League.

KF Drita me Bekim Isufin fituan edhe Superkupën e Kosovës duke e mundur Prishtinën 2:1 në ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.