Bekim Haxhiu, Hykmete Bajramit: Si ministre ke qenë e qetë, si deputete po nervozohesh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është përfshirë në polemika me deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu, gjatë diskutimeve në Kuvend për ligjin për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare.

Deputetja Bajrami tha se është kundër që doancionet e  bashkësisë evropiane dhe përfitimi i bujqve të përfudnojnë në xhepa të individëve, të clët sipas saj pagat mujore i kanë pasur 10 mijë euro në muaj.

“Unë jam krenare që qe 7 vjet foli dhe kam arritur sado pak me ndalu këtë dukuri. Propozime ka sa të doni, e marrim këtë fond e shfrytëzojmë për qëllime bamirësie, por nuk keni dashtë me i marr parasysh sepse ata janë të lidhur me juve dhe keni provuar t’i shndërroni në aksionarë”, tha deputetja duke u drejtuar kah deputetët e PDK-së.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se për të reaguar është nxitur nga fjalimi i deputetes Bajrami.

“Ajo ka qenë ministre dhe në atë kohë toni i saj ka qenë diqysh më i butë, më i ulët. Prej se është bërë deputete po din ta çojë tonin lart dhe t’u drejtohet me gisht të tjerëve që s’janë fajtorë. Të partisë suaj janë ata që kanë udhëhequr me ato organizata”, tha deputeti, duke shtuar se merret pak me ekonomik.

Pas tij ka replikuar sërish deputetja Bajrami.

“Kur nuk merret me ekonomi është shumë mirë të mos merret me ekonomi. Nuk jemi mbrapa askujt. Kur del me folë le të flasë me emra, pse po frikësoheni me thanë emra”, tha ajo.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, sërish iu drejtua deputetes duke i thënë se nuk flet me emra.

“Po me pëlqen tash kjo forma jote që po nervozohesh tash kur je deputete, si ministre ke qenë më e qetë”, i tha ai deputetes së LDK-së.