Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla

Bekim Haxhiu e quan kukuvajkë Driton Selmanajn

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka quajtur “kukuvajkë” deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, në debatin e sotëm që po mbahet në Kuvend.

“Je shndërruar në kukuvajkë, qyqe. Vetëm po vajton. Atëherë bëje analiza e tash bash kurrgjë nuk the për dialogun. Mendjen e ke veç të zgjedhjet dhe pushteti”, tha Haxhiu.

Ndërkaq Selmanaj tha se deputetët nuk po ia dëgjojnë fjalët si duhet.

https://kallxo.com/selmanaj-tia-besosh-thacit-dialogun-sikur-tia-besosh-hajnit-kuleten/

Në një deklarim, deputeti Selmanaj tha se t’ia besosh presidentit Thaçi dialogun me Serbinë është si t’ia besosh hajnit kuletën.