Behgjet Pacolli: Vuçiq nuk ka leje të vizitojë Ujmanin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në vikend ka kërkuar leje që të vizitoj Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka thënë KALLXO.com gjatë ditës së djeshme se, Vuçiq ka kërkuar leje për vizitën në Kosovë dhe i është aprovuar një e tillë.

Mediat serbe gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se sipas burimeve, Vuçiq ka mundësi të anuloj vizitën e tij pasi që i është ndaluar vizita në liqenin e Ujmanit.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli në lidhje me refuzimin  e lejes së vizitës së Vuçiq në liqenin e Ujmanit.

Ai e ka konfirmuar për KALLXO.com, se Vuçiqit i është ndaluar vizita te Ujmani.

“Po, Vuçiq për Gazivodë nuk ka leje”, ka thënë ministri Pacolli për KALLXO.com.