Behgjet Pacolli dhe Ivica Daçiq. Foto: Facebook

Behgjet Pacolli takon Ivica Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar homologët e tij të vendeve të rajonit.

Në fotografitë e shpërndara në Facebook, shihet edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Në lidhje me dialogun me Serbinë, nënvizova se nëse do përqëndrohemi vetëm tek zgjidhjet politike do ketë ngecje. Zgjidhja është tek ekonomia, tek mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona ”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka shkruar se për Planin e Veprimit për bashkëpunim ekonomik mes vendeve, u ka thënë homologëve të tyre dhe komisionerit Johanes Hahn se, siç ka shkruar ‘dixhitalizimi është një levë e jashtëzakonshme e zhvillimit rajonal’, ndërsa ka treguar edhe një shembull që ka marrë, atë të kompanisë globale UBER, e cila siç ka thënë ‘falë dixhitalizimit është bërë një lojtar i fuqishëm në vetëm 4 vjet’.

“Kërkova që mes vendeve tona të krijohen mundësi bashkëpunimi ekonomik, sepse sipas rregullave të ekonomisë globale « kompanitë e dobëta nuk mund të mbijetojnë kurse kompanitë e forta behën edhe më të forta »”, ka thënë ai.

Aktualisht Pacolli po merr pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Behgjet Pacolli me homologët e tij dhe Johanes Hahn. Foto: Facebook