Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Qeverisë, Foto: Atdhe Mulla

Bëhen 11 Vjet nga Përfundimi i Bisedimeve për Statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007 mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari kishte shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Ai atëherë njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të marsit 2007.

Albert Rohan, bashkëpunëtori i Martti Ahtisaarit këtë dokument ia dorëzoi OKB-së më 15 mars 2007.

Plani propozonte pavarësi të kushtëzuar të Kosovës.