Bedri Nika dhe Strategjia e LDK-së për Drenasin

“Prioritetet strategjike të LDK-së janë qeverisje të mirë, arsimim cilësor, infrastrukturë, rini kulturë dhe sport. Objektivat e qeverisjes së mirë janë shfrytëzimi i parasë publike për qytetarët, depolitizimi i administratës që deri tani ka qenë i politizuar, menaxhimin i pasurimit të komunës në të mirë të qytetarëve të saj dhe të Komunës, bashkëpunimi me mediat, bashkëpunimi me policinë, prokurorinë gjykatat për rritjen e sigurisë së qytetarëve”, tha Nika.

Këtë deklaratë ai e dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kandidatët për kryetar të komunës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 4 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe Xhavit Drenori (kandidat i pavarur).

Në këtë debat munguan dy kandidatë ai i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i AKR-së, Elmi Thaçi.