Bechtel Enka e gëzuar me marrëveshjen e 53 milionë eurove

Bechtel & Enka është e gëzuar për marrëveshjen 53 milionë euro me Qeverinë e Kosovës dhe që çështja e kostove shtesë të pësuara nga kjo kompani është zgjidhur. 

“Ndërsa vendimi i qeverisë nuk pasqyron kostot e plota të BEGP-së që lidhen me zgjatjen e punëve, ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bechtel & Enka-s.

Në njoftim thuhet që Bechtel & Enka vazhdon të përqëndrohet në përfundimin e autostradës dhe është e përkushtuar që t’i japë qytetarëve të Kosovës një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturor kombëtar që lidhë Kosovën me rajonin dhe BE-në. 

Po ashtu Bechtel & Enka ka dhënë lajmin që me 14 qershor të vitit 2018 kemi në plan të dorëzojmë dhe lëshojmë për qarkullim një lidhje tjetër të autostradës, e cila çon në destinacionin turistik shumë të njohur të Brezovicës dhe maleve të Sharrit. 

“Së bashku me Qeverinë e Kosovës, ne do të nisim një fushatë kombëtare mbi “Vozitjen e Sigurt”, duke e ftuar publikun që t’i thotë “Jo” Shpejtësisë dhe “Po” Sigurisë në Rrugë!”, përfundon njoftimi. 

Ditë më parë Gazeta JnK ka shkruar për transaksionet dhe burimin e gjobës prej 53 milionë euro për autostradën “Arbër Xhaferi”.

Transaksionet dhe burimi i gjobës prej 53 milionë euro për Autostradën (Dokument)

Sot në orën 17:00, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj do të mbajë një konferencë për 53 milionët e Bechtel & Enka-n.