Beau Biden Shpallet 'Qytetar Nderi' i Gjilanit

13:02

Beau Biden, i biri i Zëvendës Presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit në seancën e sotme të asamblesë komunale.

Bashkë me të, me titullin “Qytetar Nderi” janë vlerësuar edhe dy sportistë me origjinë nga Gjilani: boksieri Erzen Rrustemi dhe futbollisti Xherdan Shaqiri.

Komuna e Gjilanit, në seancën e sotme të asamblesë, pritet ta shpallë Beau Biden, të birin e  ndjerë të Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, “Qytetar Nderi”.

Njoftimi është dhënë nga vetë komuna në rendin e ditës së asamblesë të shpërndarë gjatë të hënës.

Zyrtari për informim i komunës, Ibrahim Ademi, konfirmoi për KALLXO.com se propozimi për këtë shpallje ka ardhur nga vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës e ka emërtuar magjistralen Gjilan- Ferizaj me emrin Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë para disa viteve ndërsa vdiq vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

http://kallxo.com/rruga-gjilan-ferizaj-merr-emrin-e-birit-te-joe-biden/

Ky lajm është edituar për shkak të një keqkuptimi që ka ndodhur në emrat e vendosur të Zëvendës Presidentit Joe Biden dhe birit të tij të ndjerë.