BE-së i Zbehet Epërsia në Tregtinë e Shërbimeve

Në vitin 2014, teprica në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve të Bashkimit Evropian shënoi rënie në 162.9 miliardë euro, për herë të parë gjatë 5 viteve. Kjo u bë e ditur nga të dhënat e fundit të publikuara në Eurostat (agjencia e statistikave e BE-së).

Teprica në tregtinë e shërbimeve në vitin 2014 ishte 162.9 miliardë euro, në krahasim me vitin 2013 sa ishte 175.6 miliardë euro.

Me këtë tepricë nënkuptohet që BE-ja eksportonte më shumë shërbime jashtë kufijve të tij sesa importonte.

Të dhënat e Eurostatit thonë se rritja e shpejtë e importeve të BE-së nga pjesa tjetër e botës nga 544.1 miliardë euro sa ishte në vitin 2013 në 602 miliardë euro në vitin 2014, se sa eksportet nga 719.6 miliardë euro në vitin 2013 dhe 764.9 miliardë në vitin 2014 ishte rezultat i rënies së tepricës tregtare të shërbimeve.

BE_Suficiti_tregtar_Sherbimet

Në 2014-n pati rritje të suficitit te shërbimet financiare në +40.1 miliardë euro, shërbimet e teknologjisë së informacionit +38.8 miliardë euro dhe shërbimet tjera të biznesit +31.3 miliardë euro. Për dallim nga këto, deficit i rëndësishëm është shënuar për pagesat për shfrytëzimin e pronës intelektuale -19.1 miliardë euro.

SHBA-të (me 26 për qind të eksporteve të përgjithshme të BE-së dhe 32 për qind të importeve te BE-së) dhe katër anëtarët e EFTA-së ku bënë pjesë Islanda, Litenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra (me 18 për qind të eksporteve të BE-së dhe 13 për qind të importeve të BE-së) vazhdojnë të jenë partnerët kryesorë të BE-së në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve.

BE-ja ka shënuar suficit me të gjithë partnerët kryesorë në përjashtim Hong Kong-ut -0.1 miliardë euro. Suficit më të lartë sipas raportit është vërejtur në tregtinë me vendet e EFTA-së, +58.6 miliardë euro, Rusia +16.5 miliardë euro, Japonia +10.5 miliardë euro, dhe Brazili +7.5 miliardë euro.

Rënie domethënëse e suficitit është vërejt në mes të BE-së dhe SHBA-ve në 6.6 miliardë në vitin 2014 nga 17.1 miliardë euro në vitin 2013

Ndërsa në Kosovë hyrja në fuqi e pakos së re fiskale në vitin e kaluar, ku parasheh lirimin nga TVSH-ja në importet e pajisjeve të teknologjinë e informacionit, pritet të ndikojë në zhvillimin e shërbimeve në këtë fushë.