BE mbështet institucionet e Kosovës në rrugën e luftimit të krimit ekonomik

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli i Evropës ka organizuar një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik.

Me ç’rast të pranishmit vendorë dhe ndërkombëtar dhanë vlerësimet rreth përputhjes së ligjeve të Kosovës me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Libor Chlad, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi mbështetjen e institucionit të Evropës për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Ne jemi partner me Këshillin e Evropës që nganjëherë i kemi mbështetur autoritet tuaja në luftimin e kësaj dukurie. Dy gjëra janë shqyrtuar njëra përputhshmëria me standardet ndërkombëtare dhe tjetra është efikasiteti. Përgjegjësia për një shtet ligjor dhe fushat e tjera që janë relevante është në duart e autoriteteve në Kosovë”, tha ai.

Tutje ai përmendi edhe rolin e mediave që flasin kundër korrupsionit duke i konsideruar ata njerëzit që mund të kenë ndikim mbi të tjerët .

Në anën tjetër ministri i financave, Bedri Hamza, tha se dukuria e pastrimit të parave e dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.

“Kjo konferencë vlerëson bashkëpunimin tonë në luftën kundër pastrimit të parave i cili dëmton funksionimin e shtetit dhe sulmon esencën e një shoqërie të bazuar në merita. Një pjesë e konsiderueshme të rekomandimeve të raportit fillestar janë përmbushur. MF ka krijuar një kornizë ligjore që është në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa ministri i drejtësisë Abelard Tahiri theksoi se ministria e tij është duke punuar në  drejtim të fuqizimit të institucioneve të drejtësisë me ç’rast kërkoi nga pozita dhe opozita koordinim për ti votuar ligjet që kanë të bëjnë me drejtësi.

“Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ne kemi arritur ta përpunojmë një draft ligj për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme duke përfshirë edhe veprat penale kundër korrupsionit, financimit të terrorizmit. Brenda këtij viti do të arrijmë ta votojmë edhe leximin e dytë të këtij ligji. Draft kodi i ri penal me të cilin kemi arritur një reformë të tillë me koordinim të mirë pozitë opozitë ne këtë dokument do të votojmë brenda 2 muajve”, tha Tahiri.