Maja Kociancic | Foto: BE

BE: Asociacioni, në Kuadër të Ligjeve të Kosovës

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, tha sot zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

“Asociacioni… do të formohet sipas jurisprudencës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja paraprake ka qenë në përputhje me Kushtetutën”, citohet të ketë thënë Kocijançiç.

Në Bruksel është njoftuar se drafti i statutit të Asociacionit do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së në Grupin Drejtues, i cili u formua nga Prishtina.

Ndryshe përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe kanë kërcënuar ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, e cila sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media