Turkish President Tayyip Erdogan poses for photographs as he leaves a polling station in Istanbul, Turkey June 24, 2018. REUTERS/Stringer NO RESALES. NO ARCHIVES

BBC shkruan për hapat prapa të Erdoganit në zgjedhjet turke

Partia e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka humbur kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë, në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën të dielën, në atë që po shihet si një hap prapa i tij pas 16 viteve në pushtet, raporton BBC.

Por si partia e atij, AKP, ashtu edhe opozita thanë se kanë fituar pushtetit në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Në rang shtetëror, aleanca e drejtuar nga AKP e Erdoganit ka fituar më shumë se 51 përqind të votave në zgjedhjet lokale.

“Nëse ka pasur mangësi në zgjedhje, është detyrë e jona që t’i korrigjojmë”, tha Erdogan mbrëmë.

Ai më parë kishte thënë se vota e djeshme ishte për “mbijetesën” e vendit dhe të partisë së tij.

Zgjedhjet erdhën në mesin e një rënieje ekonomike të cilat gjerësisht është janë si referendum për partinë e tij.

Më shumë se 57 milionë njerëz kanë qenë të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje.

Cilat janë rezultatet?

Mediat turke raportuan se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) sekulariste, Mansur Yavas, ka fituar pastër në Ankara.

Megjithatë, edhe CHP dhe AKP e Erdoganit kanë shpallur fitoren me një margjinë të ulët në Stamboll, qytet i cili deri tani është qeverisur nga AKP.

Kandidati i CHP Ekrem Imamoglu tha se ka fituar me më shumë se 28 mijë vota diferencë përderisa AKP dhe kandidati i saj, ish kryeministri Binali Yildirim, ishte përpara me 4 mijë vota.

Të dy kandidatët raportohet se kanë marrë më shumë se 4 milionë vota.

CHP tha se e ka fituar edhe qytetin të cilin e mbante deri tash, Izmirin, i treti për nga popullsia në Turqi.

“Njerëzit kanë votuar në të mirë të demokracisë. Ata kanë zgjedhur demokracinë”, tha lideri i CHP, Kemal Kilicdaroglu.

Ndërkohë, Erdogan, duke folur para mbështetësve në Ankara, la të kuptohet se AKP mund të ketë humbur kontrollin në Stamboll.

Ai premtoi se do ta fokusojë lidershipin e tij në ekonominë e Turqisë para zgjedhjeve nacionale që pritet të mbahen në vitin 2023.

Gazetari i njohur turk, Rusen Cakir, tha se vota e djeshme ishte “historike sikur në vitin 1994”, duke iu referuar vitit kur Erdogan u zgjodh kryetar i Stambollit.

“Është një deklarim se një faqe e cila u hap 25 vjet më parë, është mbyllur”, tha ai, raporton Reurters.

“Erdogan i ka ngjyrosur këto zgjedhje si çështje e mbijetesës së tij. Ai tani ka marrë një goditje që i dhemb”, tha Mark Lowen, korrespondent i BBC nga Turqia.

“Për herë të parë në çerek shekulli partia e tij e ka humbur Ankaranë”, shtoi ai