BBC: Aktori fiton zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

Aktori ukrainas Volodymyr Zelensky ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i Ukrainës, tregojnë anketat e bëra pas votimeve.

Siç raporton BBC, Zelensky ka fituar me më shumë se 70 për qind të votave.

Ai ka dominuar edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura para tre javësh, kur në listë ishin 39 kandidatë.

Nëse konfirmohen rezultatet, atëherë Zelensky e ka mposhtur presidentin aktual Petro Poroshenko.